21 janari, Berisha në SPAK/ Meçe: Doli i buzëqeshur edhe pse u vranë 4 qytetarë! Bashkëpunim në grup për fshirje provash
schedule13:46 – 20 Nëntor, 2025
Të mërkurën, doktor Berisha zbatoi urdhërin e SPAK për tu paraqitur në këtë institucion për çështjen e 21 janarit. Sipas analistit politik Arben Meçe, Berisha doli nga SPAK me një buzëqeshje edhe pse u paraqit për vrasjene e 4 personave në SPAK. Më tej, Meçe tha se akuzat janë jo vetëm për Berishën, por edhe për grupin e tij bashkëpunues në vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm por edhe për fshirjen e provave.
“Berisha doli nga SPAK si triumfator, edhe pse e shpalli SPAKun si organizatë kriminale. Entuziasmi i tij më bëri përshtypje.
Kur flet për viktima mimika jote duhet të jetë e dëshpëruar, mimika e tij ishte e lumtur sa që ndjeja neveri kur e shihja. Nuk mund të qeshësh. Aparenca është shumë domethënëse.
Qeshin sepse i kanë bërë veprimet me vetëdije. Berisha provoi njëherë të refuzonte SPAK, dhe ai nuk e përsërit më atë akt. Berisha u mor me Altin Troplinin dhe me prokurorët.
Këta prokurorë kanë qenë pararojë e rezistencës që kjo çështje mos të shkonte në SPAK. Çështja në SPAK ka shkuar me rezistencë nga SPAK. Berisha nuk duhet të merrej me SPAK, por me Gjykatëne e të drejtave të njeriut. Veprën penale që SPAK i ka shkruar janë më korrektet që kam parë për 21 janarin.
Vepra penale që analizon SPAK i quan në bashkëpunim. SPAK po angazhon dhe struktura të tjera, kemi bashkëpunimin e gjithë këtë grupit që ka fshirë provat. Penalizuese është artikulimi i Berishës që e quan normale vrasjen e njerëzve në shesh. “ / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

