21 sugjerime për tryezën e Vitit të Ri
Përgatitja për tryezën e Vitit të Ri është një sfidë e vogël çdo vit. Nga pjatat e para te pjatat me mish dhe garniturat, çdo zgjedhje ka rëndësi. E megjithatë, ajo që përcakton në fund të fundit suksesin nuk është kompleksiteti i recetave, por pasioni, organizimi dhe pak mjeshtëri krijuese, pavarësisht nëse gatuajmë vetëm apo me “ndihmësit” tanë të vlefshëm të kuzhinës.
Këtë vit, shefat e kuzhinës kanë mbledhur 25 ide që mund të gjenden në çdo tryezë. Sugjerime për ata që e duan traditën, por edhe për ata që duan të provojnë diçka më moderne. Janë pjata që nxjerrin në pah përbërësit sezonalë, ofrojnë ekuilibër në menu dhe lehtësojnë pak stresin e përgatitjes. Me këto zgjedhje, tryeza bëhet festive pa ekzagjerim dhe të gjithë, të ftuar dhe mikpritës, janë vërtet të lumtur.
1-Role me mish viçi, i mbushur me kërpudha, presh dhe trumzë.
2-Mish viçi me shegë
3-Mish viçi në tavë me kumbulla dhe konjak
4-Lepur me dafinë të zezë dhe erëza
5-Lepur në tenxhere të ngadaltë me rozmarinë dhe verë
6-Mish derri i pjekur me birrë dhe speca.
7-Mish derri me patate në furrë.
8-Mish derri me patate e portokall.
9-Brinjë derri në furrë me salcë qepësh dhe kumbullash
10-Fileto peshku me verë rozë dhe salcë kërpudhash.
11- Gjel i pjekur i mbushur.
12-Pulë në tavë me portokall dhe erëza.
13- Pulë me ftua.
14-Gjeldeti i glazuruar me shurup panje dhe uiski.
15-Gjeldeti me mbushje kërpudhash
16-Role me fileto gjeldeti me fruta të ndryshme.
17-Pastiço me kërpudha mbretërore, vaj tartufi dhe domate të thara në diell
18-Farfale me Vodka dhe Salmon
19- Pilaf me mish të grirë dhe shegë
20-Pilaf aromatik lindor me shegë, shafran dhe arra
21-Pure gështenje me salcë fiku dhe dafinë
© BalkanWeb