35-vjetori i themelimit të PD, Lorenc Vangjeli: Lëvizja “vrau” Enverin, por enverizmi mbeti
Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se në këtë 35-vjetor të themelimit të PD dhe nisjes së lëvizjes antikomuniste që çoi në rrëzimin e sistemit komunist, shoqëria shqiptare akoma nuk ka hequr dorë nga mendësia e sistemit, apo sic thuhet ndryshe, enverizmi.
Vangjeli tha se kjo vërehet që nga qytetari i thjeshtë deri tek drejtuesit e lartë, që ai i etiketoi “kravatat e mëndafshta”.
“35 vjet nga lëvizja e dhjetorit 1990, që shënoi rënien e sistemit komunist, enverizmi i ish-diktatorit gjendet në çdo qelizë të shoqërisë. Analisti, Lorenc Vangjeli, u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se kjo shihet që nga qytetari i thjeshtë deri tek ata që drejtojnë vendin”, tha Vangjeli.
© BalkanWeb