“4:4, mos vendim që nuk krijon precedent”, Tritan Shehu për votimin e Kushtetueses: Balluku largohet nga zyra! Anëtarët e tjerë të qeverisë…
Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë mbrëmjen e djeshme nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se GJK po bën pirueta, kjo pasi Balluku largohet nga posti, por nuk krijohet një precedent që mund të përdoret në të ardhmen.
Postimi i plotë:
Ky ”vendim” me mos vendim i Gjykates Kushtetuese, flet per “piruetat” e asaj Gjykate.
Te marra nen presion….
Balluku largohet nga “zyra” nepermjet atij mos vendimi, por pa krijuar nje precedence ligjore.
Duke mbrojtur keshtu antaret e tjere te qeverise nga efekte automatike te kerkesave te ngjashme te drejtesise ne te ardhmen.
Nje mos vendim ky qe duke larguar Ballukun nga zyra, te sherbeje edhe si nje “valvul shkarkimi” ndaj presionit te aresyeshem mbi Ramen e maxhorancen nga opinioni nderkombetar, qe kishte filluar te shtohej.
Nje mos vendim ky qe pa vendim kerkon “te qetesoje” qytetaret shqiptare duke krijuar imazhin e nje gjykate qe vendos drejtesi edhe pa vendim.
E pse jo?
Edhe te tentoje te beje te panevojeshme masat e tjera, qe kerkon prokuroria, si dhe vendimet e Kuvendit per ato.
Dhe te gjitha keto kur ajo Gjykate duhet te merrte nje vendim te qarte, qe te pasuronte bazen tone ligjore e te sherbente si precedence juridike.
Por qe zgjodhi rrugen e mos vendimit, te mos shprehjes.
Duke humbur keshtu nje rast per te pasuruar legjislacionin shqiptar e praktiken juridike.
Edhe per te konfiguruar personalitetin e vete asaj Gjykate…
© BalkanWeb