6 muaj në Milano, klubi merr përsipër pagën! Igli Tare mbyll huazimin e parë në janar
21 Dhjetor 2025
10:53
Telesport
Milani dhe West Ham United janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për sulmuesin Niclas Fullkrug, me negociatat që aktualisht ndodhen në një fazë të avancuar.
Lajmi raportohet nga gazetari i njohur i transferimeve në futboll, Florian Plettenberg.
Milani ka bërë një ofertë të detajuar për 6 muaj huazim. Kontrata e ofruar përfshin një opsion blerjeje.
Në kuadër të këtij propozimi, klubi italian do të mbulojë pagën e plotë të Fullkrug deri në fund të sezonit, pa asnjë tarifë huazimi.
Lajmet e fundit
14 minuta më parë
6 muaj në Milano, klubi merr përsipër pagën! Igli Tare mbyll huazimin e parë në janar
12 orë më parë
Arsenal tregohet cinik, mjafton 1 gol për të marrë tre piket dhe vendin e parë (video)