7 viktima nga aksidenti i tifozëve të PAOK, mes tyre edhe një shqiptar?
Shtatë tifozë të klubit grek PAOK vdiqën në një aksident në Rumani, teksa po udhëtonin për në Francë për të parë nga afër ndeshjen e Europa League ndaj Lyon. Lajmi është konfirmuar në orët e pasdites nga qeveria greke.
“Thellësisht i tronditur, u informova për aksidentin tragjik në Rumani që mori jetën e shtatë bashkatdhetarëve të rinj”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Një prej viktimave dyshohet se mund të jetë shqiptar.
Aksidenti ndodhi në orën 13:05 në autostradën DN6–E70, një nga rrugët kryesore të rajonit. Pamjet video të publikuara tregojnë se furgoni u përpoq të parakalonte një automjet tjetër, por kur provoi të kthehej në korsi, aty u përplas me një kamion tjetër.
Një dëshmitar okular i tha televizionit rumun: “Manovra e parakalimit ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Ai e kuptoi se kamioni po vinte dhe u përpoq të kthehej në korsinë e tij, por u përplas dhe u përplas direkt me të”.
© BalkanWeb