“800 mln euro po ia besojnë Ballukut!”, Bardhi i kthehet Ramës: Çfarë të detyron që të bësh avokatin e të pandehurës së SPAK që vodhi fondet publike?
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Ai pyeti Ramën se çfarë e detyron që të bënte avokatin e Ballukut, që është marrë e pandehur nga SPAK.
“Zoti kryetar i Kuvendit, më lejoni që të sjell në vëmendje se dënimet kolektive i kemi lënë pas në kohën e paraardhësve tuaj. S’ka gjë më etike se t’i kthesh kurrizin një njeriu të korruptuar, një njeri që u paraqit këtu jo si avokat i interesit publik, por avokat i vjedhjes së inceneratorëve, apo i kësaj afere të qeverisë. Ai nisi mbrojtjen se si ne duhet të bëjmë prokurorin ndaj Belinda Ballukut. Ne nuk e bëmë prokurorinë, por sollëm në vëmendje se çfarë ka thënë prokurori. Ne kemi cituar prokurorinë. Po ty çfarë të detyron që të vish në këtë faltore dhe të bësh avokatin e një të pandehure për vjedhje e fondeve publike, prej 50 mln euro. Shqiptarët presin rritje reale të pagave apo pensioneve.”, tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb