“91 % e shqiptarëve në favor të anëtarësimit”, ambasadori italian: Synimi për t’u anëtarësuar në BE në 2030 është objektiv ambicioz
TIRANË– Ambasadori i italian në Tiranë, Marco Alberti, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi shanset që ka Shqipëria për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2030, objektiv ky i vënë nga qeveria Rama.
Ai theksoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ambicioz dhe i mundshëm, duke vlerësuar përparimin e vendit në hapjen e kapitujve të negociatave dhe reformat e kryera në vitet e fundit.
Më tej, ai theksoi se 91% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE, një tregues që sipas ambasadorit inkurajon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën.
“Të dy kryeministrave vijnë nga përvoja politike krejt të ndryshme. Nuk njoh raste të tjera kur bashkëpunimi kaq i ngushtë mes dy krerëve të qeverive shkon përtej ndasive politike. Pra, është diçka që është e vërtetë, është e rrënjosur, e thellë.
Sigurisht dhe interesat institucionalë, por është dhe një zgjedhje që kanë bërë të dy kryeministrat, që kanë zgjedhur njëri tjetrin dhe kjo është një e dhënë tejet e rëndësishme. Synimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE në 2030 është një objektiv ambicioz, por edhe i mundshëm dhe ne po flasim për synimit, por dhe për realitetin. Në flasim për përvojat, proceset që ka kryer Shqipëria, dhe sidomos duke u ndaluar te vitet fundit, janë hapur të gjithë grupkapitujt.
Ky është një synim i të gjitha vendeve kandidate. Reformat janë një e dhënë thelbësore me të cilat Shqipëria po punon, janë 91 % e shqiptarëve janë në favor të anëtarësimit dhe besoj se kjo është një e dhënë që inkurajon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën.
Unë mendoj se anëtarësimi apo negociata për anëtarësimin janë një mundësi e madhe për BE, sepse duke kërkuar reforma, atëherë duhet të shtrojmë pyetjen dhe për reformat tona se si një proces i reformimit të BE mund ta bëjë më të besueshëm dhe më tërheqëse, më funksionale këtë përvojë politike. Është një dialog, bashkëpunim, një mundësi që pasuron të dyja vendet apo të gjitha palët.”, tha ai/abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

