Sherr mes adoleshentëve në Shkodër/ Goditet me thikë një nxënës, transportohet në spital
Sondazh
Loading …
schedule11:46 – 12 Dhjetor, 2025
Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur në Shkodër. Pas sherrit është goditur me thikë një nxënës i gjimnazit, “Shejnaze Juka”.
Nxënësi i plagosur është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur pranë ambienteve të shkollës.
Si pasojë e përplasjes fizike mes tyre, edhe dy persona të tjerë raportohet se janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit mes adoleshentëve.
Të ngjashme