“Unë shkarkova Rusmailin, Balluku as dorëhiqet e as largohet”, Berisha: Kushtetuesja në ditë të vështirë! Personeli kërcënohet me video për…
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se dënon me forcë presionin që sipas tij po i bëhet Gjykatës Kushtetuese në rastin “Balluku”.
Sipas tij GJK është tashmë në ditën më të vështirë për shkak të kërcënimeve dhe presioneve me të cilat po përballet, ndërsa ka zbuluar se anëtarë të personelit të GJK janë kërcënuar me video për të dhënë dorëheqjen.
“Dënoj ndërhyrjen e Ramës në Gjykatën Kushtetuese, për të mbrojtur veten tij. Më duhet të rikujtoj shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se në janar 2011, pas një videoje të manipuluar nga rama dhe akuzonin Metën për 700 mijë euro, Meta pa ardhur kërkesa nga prokuroria për imunitetin, dha dorëheqjen dhe hoqi dorë nga imuniteti.
Në atë kohë prokurore ishte Ina Rama. Heqjen dorë nga imunteti e ka bërë edhe Basha edhe Mediu. Por Balluku as jep dorëheqjen as nuk shkarkohet siç shkarkova unë Ilir Rusmailin. Tjetër gjë që në një akt njerëzie u paraqit si një akt dorëheqjeje. Nuk ishte e tillë. Ky është standardi,
Jo kryeministër që bën avokatinë e ministres së tij. GJK është në ditët më të vështira për shkak të presioneve dhe kërcënimeve. Deklaroj këtu se sipas disa të dhënave personeli i Gjykatës u përdor për kompromentim edhe video të ndaluara për përdorim. Për t’ju imponuar dorëheqja. Nuk di a i vë SKAP-i apo ndonjë manjak kamerat për të filmuar. ”, tha ai.
© BalkanWeb