Statuja më e lartë në botë, India nderon Leo Messin
Portretin e Leo Messi-t e gjen kudo nëpër botë, të pikturuar apo skalitur në forma të ndryshime, por India është kujdesur të bëjë diçka ndryshe, diçka që nuk është realizuar kurrë më parë. Në Kalkuta, autoritet lokale pretendojnë se kanë ndërtuar statujën më të lartë në botë kushtuar Leo Messit, një strukturë hekuri mbi 20 metra e ndërtuar nga një klub sportiv lokal, që përkon me mbërritjen e futbollistit argjentinas në Indi.
Statuja, e vendosur në lagjen Lake Toën, përshkruan Mesin duke ngritur trofeun e Kupës së Botës dhe sipas krijuesve të saj, kjo verpër i ka marrë 40 ditë: “Kjo është një statujë 20 metra. Nuk ka një statujë tjetër të Mesit kaq të madhe. Ne e ndërtuam atë në 40 ditë,” u shpreh një nga organizatorët.
Zbulimi do të shënojë fillimin e vizitës së lojtarit argjentinas në Indi si pjesë e ‘GOAT Tour’ të tij, i cili do ta çojë Messin në disa nga qytetet kryesore të vendit gjatë tre ditëve, së pari Kalkuta, pastaj Hyderabad, Mumbai dhe New Delhi. Organizatorët shpjeguan se zbulimi do të mbahet virtualisht, pasi Mesi nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në vend për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe rendin publik.
(BalkanWeb)
© BalkanWeb