Gazetari Osman Stafa u kërcënua me jetë, Berisha: Vërtetoi se tek Onkologjiku u kryen krime kundër njerëzimit! Krimi më i shëmtuar në 32 vite
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar në lidhje me kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa, pas denoncimeve për Spitalin Onkologjik.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu,. Berisha u shpreh se gazetari faktoi se tek Onkologjiku kanë ndodhur krime kundër njerëzimit.
“Kërcënimi vjen vetëm një muaj pasi mafia më e rrezikshme i vendosi minën gazetarit të mirënjohur italian kundër mafias shqiptare.
Osman Stafa me investigimet e tij ka provuar para shqiptarëve dhe mbarë Europës se regjimi i Ramës ka kryer krime kundër njerëzimit tek Onkologjiku,, se të sëmurët janë privuar nga ilaçet jetike në betejën e tyre me sëmundjen. Të sëmurët janë privuar nga aparaturat e domosdoshme të mjekimit dhe diagnozës.
Këto qendrime që tejkalojnë çdo imagjinatë kanë kushtuar me qindare vite jetë të këtyre të sëmurëve të marrë së bashku.
Rama është kryeministri i parë që pohon publikisht se ilaçet nuk i siguruam sepse të sëmurët me këtë sëmundje janë të shumtë në numër.
Në shumë raste vërtetoi se ishin vjedhjet e abuzimet mafioze të atyre që plaçkitën, bënë tenderat dhe nuk sollën një ilaç të vetën. Ministra dhe drejtor spitali.
Kanë ndodhur krime të rënda në 32 vite, por garantoj shqiptarët se krimi më i shëmtuar ka ndodhur në atë spital”, tha ai.
© BalkanWeb