Arteta: Ndihem i privilegjuar që jam aty ku jam, por meritat duhet të vijnë në fund të sezonit
12 Dhjetor 2025
12:52
Telesport
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur para ndeshjes që “topçinjtë” do të luajnë ndaj Wolves këtë fundjavë. Një sfidë që përball dy skuadrat që ndodhen në ekstremet e renditjes së Premier League.
“Jemi në një pozicion shumë të fortë në tre turnetë ku luajmë deri më tani dhe kjo është ajo që duhet të vazhdojmë të bëjmë. Të fitosh shumë ndihmon sepse është një profesion i ndryshëm kur fiton ose humbet”, tha Arteta.
“E dimë që gjithnjë do të kemi presion dhe nuk është e lehtë. Më pëlqen shumë puna këtu tek Arsenal, për shkak të njerëzve përreth nesh dhe mënyrës se si jetojmë së bashku. Ndihem i privilegjuar që jam aty ku jam dhe vazhdoj”, shtoi trajneri spanjoll.
Gjithsesi, Arteta është me këmbë në tokë: “Meritat duhet të vijnë në fund të sezonit, kjo do të masë atë që kemi bërë. Por për ta arritur këtë, duhet të arrish çdo ditë objektivat që dëshiron. Deri më tani jemi në një pozicion vërtet të fortë.”
Rreth faktit se bastexhinjtë i japing ekipit të tij 72% shanse për titull, ai shtoi: “Nuk e di. Kompjuteri e thotë! E vetmja gjë që mund të bëjmë është të rrisim probabilitetin e fitimit të ndeshjes tjetër duke bërë gjërat që bëjmë vërtet mirë dhe duke u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.”