Tjetër shans për Brojën/ Sulmuesi kuqezi pritet sërish titullar me Burnley në Premier League
schedule13:04 – 12 Dhjetor, 2025
Vendi në formacion në ndeshjen e shkuar ishte një surprizë. Por paraqitja e Armando Brojës si titullar për hetë të parë në këtë sezon me Burnley ishte pozitive. Pavarësisht humbjes me Neëcastle, sulmuesi kuqezi ishte një nga më të mirët për skuadrën e tij dhe për këtë mori vlerësime nga mediat angleze dhe mbi të gjitha nga trajneri Scott Parker.
Për të gjitha këto, Armando Broja pritet të marrë një tjerër dhuratë të parakohshme në këtë fundviti. Ai pritet të zbresë sërish nga minuta e parë në ndeshjen që Burnely do të luajë këtë të shtunë në fushën e tij kundër Fulham.
Një tjetër shans në këmbët e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, për të kthyer sërish karrierën e tij në shinat e duhura. Duke qëndruar në raportimet e mediave angleze, trajneri Parker do të mbështetet sërish te Broja për sfidën e ardhshme, duke preferuar atë në vend të sulmuesit tjetër Ziam Fleming.
Kjo do të ishte ndeshja e dytë si titullar për 24 vjeçarin, që përpara fundjavës së shkuar kishte luajtur si zëvendësues në tetë sfida, në një total prej 110 minutash në Premier League. Vetëm një Kupën e Ligës ishte aktivizuar më shumë, duke dhënë edhe një asist.
Rikthimi në formacionin e Burnley është një lajm i mirë edhe për kombëtaren e Shqipërisë dhe trajnerin Sylvinho, që shpreson të ketë në formë të gjithë futbollistët deri në muajin mars kur do të kthehet të fushë për sfidat e play of të “Botërorit 2026”. /abcnews.al