“Si të zë vendi…”? Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta akuza Ramës: Kryeministër që prish, dhunon dhe minon pasurinë që mezi është vënë
Deklarata e bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë gjatë fjalës në Forumin Ekonomik, ku theksoi rëndësinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në Shqipëri, ka sjellë jo pak reagime.
Ish-deputeti socialist, Vladimir Kosta në një postim në rrjetet sociale akuzon direkt Ramën duke e quajtur kryeministër që prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve.
“…Pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…”, shkruan Kosta.
Gjithashtu, Kosta ka publikuar edhe pamjen e shembjes së tre vilave në pronësi të tij, në periferi të Tiranës, të cilat autoritetet i konsideruan ndërtime pa leje.
Postimi
Dëgjova dje në një bisedë me forumin ekonomik nga Kryeministri: se duhet të investojnë të huaj në Shqipëri…! Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!…dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…
© BalkanWeb