Maresca i kënaqur para ndeshjes me Everton, rikuperon dy lojtarë të rëndësishëm
12 Dhjetor 2025
13:14
Telesport
Pasi humbi në mesjavë ndaj Atalanta në champions League, skuadra e Chelsea rikthehet në fushë këtë fundjavë në Premier League. Londinezët do të luajnë ndaj Everton, me objektin fitore për të qëndruar mes më të mirëve.
Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, u shpreh se ka marrë lajme të mira nga infermieria dhe se Cole Palmer është në garë për të luajtur kundër Everton. Sulmuesi mungoi në udhëtimin e mesjavës në Itali.
“Cole është më mirë. Për momentin është i disponueshëm, por kemi edhe një seancë të fundit stërvitore para se të vendosim. Të enjten ai e përfundoi seancën me ne dhe pa probleme të mëdha, por në përgjithësi është mirë”, tha Maresca.
Trajneri italian shtoi se edhe Fofana i disponueshëm për t’u përballur me Everton pas një dëmtimi në sy: “Edhe Wesley është i disponueshëm, është mirë. Ai mori pjesë në seancën dje dhe është plotësisht mirë.”