Mbrëmja Gala/ Këto janë 4 futbollistët e nominuar për “Topin e Artë 2025”
Në mbrëmjen Gala që do të organizohet nga FSHF më 15 dhjetor, një nga çmimet më të rëndësishëm është “Topi i Artë 2025” për kategorinë djem. Ky trofe do të diskutohet këtë vit mes katër futbollistëve të nominuar, ish-sulmuesi i Dinamo City-t, autori i shumë golave me kryeqytetasit, Baton Zabërgja.
Një tjetër i nominuar është sulmuesi i Vllaznisë, fituesi në fuqi i Topit të Artë, Bekim Balaj. Po ashtu, futbollistët shqiptarë kanë nominuar edhe sulmuesin e Dinamo City-t, Dejvi Bregu si edhe portierin e Egnatias, Mario Dajsinani. Cili do ta fitojë këtë garë të fortë? Gjithçka do të zbulohet të hënën më 15 dhjetor .
© BalkanWeb