Osman Stafa shpallet “Gazetari i Vitit” nga gazeta “Koha jonë” për denoncimet sociale dhe investigimet tronditëse
Për raportimet profesionale dhe kontributin e përditshëm në denoncimin e problematikave sociale, gazetari i News24 Osman Stafa është përzgjedhur nga lexuesit e gazetës “Koha jonë” si “Gazetari i vitit”.
Në artikullin e publikuar për vlerësimet e vitit, gazeta “Koha jonë” shkruan se Osman Stafa në punën e tij nuk mjaftohet vetëm me raportimin standard të ngjarjeve, por sjell para publikut në mënyrë reale tragjedinë dhe dramat e përditshme të qytetarëve shqiptarë. Nga denoncimi i skandaleve në trajtimin e pacientëve, veçanërisht në Spitalin Onkologjik, gazetari Stafa nuk flet vetëm në parim për fenomenet, por bën të ditura faktorët dhe arsyet përse mungojnë ilaçet në spitale dhe pse institucionet trajtojnë në mënyrë jonjerëzore pacientët. Në këtë mënyrë, “Gazetari i Vitit” Osman Stafa denoncimin e ktheu në mison për jetën, shkruan e përditshmja “Koha jonë”.
2 vjet më parë, në 2023 gazetari Stafa është vlerësuar me çmimin prestigjioz për gazetari investigative, akorduar nga Bashkimi Europian, për denoncimet e tij lidhur me mungesën e barnave për fëmijët që trajtoheshin në repartin e onkopediatrisë në Tiranë. Gjithashtu ne vitin 2023, ai u vlerësua nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë si “Reporteri i vitit”.
© BalkanWeb