Golden State humbet në fushën e tij, Detroit komandon renditjen në Lindje, fitojnë Chicago e Dallas
13 Dhjetor 2025
8:50
Telesport
Skuadra e Golden State u mund 127-120 në fushën e saj nga Minnesota. Randle dhe Gubert u dalluan për skuadrën mike, duke realizuar 51 pikë së bashku, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Curry për Warriors.
Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që mundi 129-126 Charlotte. Të gjithë titullratë e Bulls realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Gidey me 26 pikë. Ndërsa Philadelphia, falë 39 pikëve të Joel Embiid, mposhti 115-105 Indiana.
Fitore të thellë korri Detroit, që mposhti 152-115 Atlanta, ndeshje ku 8 lojtarë të Pistons realizuan mbi 10 pikë. Fiton edhe skuadra e Dallas, që mundi 119-111 Brooklyn, sfidë Anthony Davis realizoi 24 pikë e 14 rebound.
NBA-Rezultatet e sotme
Chatlotte – Chicago, 126-129
Detroit – Atlanta, 142-115
Philadelphia – Indiana, 115-105
Washington – Cleveland, 126-130
Memphis – Utah Jazz, 126-130
Dallas – Brooklyn, 119-111
Golden State – Minnesota, 120-127