Dhunë në familje, plagosje e vjedhje/ Arrestohen 4 persona në Tiranë
schedule09:02 – 13 Dhjetor, 2025
Tiranë- Katër persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë gjatë operacionit të koduar “Catch”, ranë në pranga një 33 vjeçar, banues në Tiranë, pasi Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
U arrestua një 36 vjeçar. Këtë shtetas, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”; me 10 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”; si dhe i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin 42 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Në pranga ra edhe një 41 vjeçar. Nga dënimi me 5 vjet burgim, i dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’’, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 11 muaj e 21 ditë burgim. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.