Gjeli i detit…të festave/ Fermerët e Zadrimës: të shitet gjatë gjithë vitit, kemi kosto
schedule15:46 – 13 Dhjetor, 2025
Fermerëve që merren me rritjen e gjelit të detit, shpendit më të kërkuar për festa, iu ka ardhur koha të shpërblehen për mundin e një viti.
Në Zadrimë të Lezhës fermerët thonë se i rrisin në mënyrë tërësisht natyrale, por kjo ka kosto të lartë. Kostot dhe mungesa e tregut të qëndrueshëm gjatë të gjithë vitit ka bërë që ne këtë zonë prodhimi të mos jetë i njëjtë me vitet e shkuara.
Këtë vit në Zadrimë janë rritur rreth 15 mijë gjela deti, një shifër që ka pësuar rënie me rreth 30% krahasuar me pesë vite më parë.
“Është i vështirë me u rrit, po bukur me u shit, ne e shesim një herë në vit, 365 ditë që e mbajmë gjelin e detit nga 200 bëjnë 73 mijë lekë , nga këto 150 lekë shpenzime dhe 50 lekë , 18 mijë lekë më mbesin mua”, shprehet ai.
Për të promovuar produktin vendas u zhvillua dhe panairi i përvitshëm i gjelit të detit. Kuzhinierët që morën pjesë në aktivitet apeluan që gjeli i detit të përdoret jo vetëm gjatë festave të fundvitit, e kjo fillimisht nga vetë ata.
Ndërkohë banorët e zonës theksuan rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite prodhimi.