VIDEO/ “Do vijoj takimet me demokratët”, Salianji pas Kryesisë: Çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. PD e paqartë në vendimmarrje, përgjegjës Flamur Noka
Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji në një prononcim për mediat, ka deklaruar se do të vijojë takimet me demokratët për riorganizimin e PD dhe kthimin e shpresës tek strukturat e djathta, për ta bërë PD alternativë qeverisëse.
I pyetur për zhvillimet politike të cilat u diskutuan gjatë mbledhjes së Kryesisë e cila u shoqërua me debate, Ervin Salianji tha se vendimarrja e PD është e paqartë dhe përgjegjës për këtë bëri Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Nokën.
“Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama-Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, tha Salianji.
Gazetarët: Mbledhje kundër jush?
Salianji: Jo kishte mendime të ndryshme, do ecim para, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje, çdo akuzë dhe çdo idiotësi do i përgjigjemi me fakte konkrete.
Pyetje: Kërkuat dorëheqjen e Flamur Nokës…
Ervin Salianji: Vendimmarrja e PD e cila ishte e paqartë në mjaft situata e bën përgjegjës. Kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të rrimë peng i interesave… Po bëj përgjegjës drejtuesit e PD për paqartësinë në vendimmarrje të caktuara.
© BalkanWeb