Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: Jam i keqardhur që u zhvendos fokusi nga protesta
Ka përfunduar pas disa orësh, mbledhja e kryesisë së PD e cila u mblodh me urgjencë, pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese, për rikthimin në detyrë të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Mbledhja e Kryesisë së PD, u shoqërua me tensione mes anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji dhe kreut të PD, Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
Pas përfundimit të mbledhjes, në një prononcim për mediat, Salianji u shpeh i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusin nga protesta.
“Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, ccdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë. Vendimmarrja e PD e cila ishte e paqartë në mjaft situata e bën përgjegjës Flamur Nokën. Kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të rrimë peng i interesave”, tha Salianji.
Ervin Salianji: Jam i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusin nga protesta. Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, ccdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë. Vendimmarrja e PD e cila ishte e paqartë në mjaft situata e bën përgjegjës Flamur Nokën. Kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të rrimë peng i interesave… Po bëj përgjegjës drejtuesit e PD për paqartësinë në vendimmarrje të caktuara.
© BalkanWeb