Tirana mposht Kamza Basket dhe merr kreun e Superligës, fitorja e parë sezonale për Flamurtarin
13 Dhjetor 2025
20:47
Telesport
Ka nisur java e 9-të e Superligës në basketboll për meshkuj, me tri ndeshjet e para, të cilat sollën edhe tri fitore të skuadrave udhëtuese. Tirana fitoi 97-90 ndaj Kamza Basket në shtëpinë e kësaj të fundit, duke u ngjitur në krye të renditjes.
Ndeshje e dominuar gjatë gjithë kohës nga bardheblutë, që e merituan fitoren. Vendimtare pjesa e dytë për bardheblutë, që u shkëputën falë Massie dhe R.Williams, që realizuan nga 28 pikë secili, nga më të mirët në fushë (Murray 32 pikë për kamzalinjtë).
Fitoren e parë sezonale korri ekipi i Flamurtarit, që surprizoi me suksesin ndaj Fieri Basket jashtë fushe, me shifrat 84-80. Williams me 26 pikë u dallua për vlonjatët, ndërsa 43 pikët e Picard për fierakët mbetën për statistikë.
Jashtë fushe fiton edhe Elbasani, që mundi 83-65 Partizanin në kryeqytet. Pjesa e parë është e ekuilibruar, madje për 30 minuta sfida është e barabartë. Gjithcka vendoset në 10-minutëshin e fundit, ku miqtë shkëputen e fitrojnë falë 25 pikëve të Skëndaj.
Superliga-Meshkuj (java e 9-të)
Partizani – Elbasani, 65-83
Kamza Basket – Tirana, 90-97
Fieri Basket – Flamurtari, 80-84
Skënderbeu – Vllaznia, 14 dhjetor
Apolonia – Pogradeci, 14 dhjetor
Besëlidhja – Teuta, 15 dhjetor
Renditja: Tirana 17 pikë, Besëlidhja 16 pikë, Apolonia 15 pikë, Teuta 14 pikë, Kamza Basket 14 pikë, Vllaznia 13 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Elbasani 12 pikë, Fieri Basket 11 pikë, Partizani 10 pikë, Flamurtari 10 pikë, Pogradeci 9 pikë.