Mbyllet java e 16-të e Abissnet Superiore. Rezultatet e plota, ja si ndryshon renditja (foto)
14 Dhjetor 2025
21:26
Telesport
Dinamo City – Egnatia, e zhvilluar në “Air Albania”, uli siparin e javës së 16-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Kampionët në fuqi të Egnatias fituan me rezultatin 2-1.
Vllaznia barazoi në “Loro Boriçi” 1-1 me Bylisin, ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyll edhe përballja Teuta – Tirana në “Niko Dovana”. Partizani regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mposhtur Flamurtarin në shtëpi me rezultatin 2-1.
AF Elbasani triumfoi 1-0 ndaj Vorës në “Elbasan Arena” dhe kryeson kampionatin me 32 pikë. Ja si duket renditja e plotë pas 16 javëve.