Lakers triumfojnë në fund ndaj Phoenix, humbasin Warriors, Chicago, Bucks e Cleveland
15 Dhjetor 2025
8:16
Telesport
Fitore në sekondat e fundit për Lakers, që triumfuan 116-114 në fushën e rivalëve të Phoenix. Doncic me 29 pikë e LeBron James me 26 pikë u dalluan për kalifornianët, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Booker për vendasit.
Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 136-131 në fushën e Portland. Curry realizoi 48 pikë, por që s’mjaftuan. Për Portland, Grant dhe Sharpe realizuan 70 pikë së bashku. Pa probleme fiton Minnesota, që falë 24 pikëve të Randle mundi 117-103 Sacramento.
Fitore e thellë për Brooklyn, që mundi 127-92 Milwaukee, ku ndihet mungesa e Antetokoumpo. Për vendasit, 9 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Jashtë fushe fiton skuadra e Charlotte, që mundi 119-111 Cleveland, ku u dallua Knueppel me 29 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Washington, 89-108
Cleveland – Charlotte, 111-119
Atlanta – Philadelphia, 120-117
Brooklyn – Milwaukee, 127-82
Chicago – New Orleans, 104-114
Minnesota – Sacramento, 117-103
Phoenix – Lakers, 114-116
Portland – Golden State, 136-131