“BE, bekim për ata që janë përgatitur, mallkim për ata që s’janë gati”, Rama detyra të qarta bashkive: Jini gati për ndihmë ndaj fermerëve
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit, e cila do të ofrojë mbështetje për fermerët shqiptarë. Ai gjatë një takimi me fermerë të qarkut të Elbasanit, iu bëri thirrje bashkive që të jenë gati për t’iu ofruar ndihmë fermerëve dhe të hedhin sytë nga fshati. Ai tha se këto 4 vite për fermerët duhet ë jetë një punë intensive, pasi tregu i BE ka rregulla dhe kritere.
“Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit, që do të mbështesë projekte shqiptare, projektet tuaja. Po ë në lëvizje në favorin tuaj, edhe Agrokreditin që është një instrument, i varur nga Ministria e Financave. Linja e re e kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me fokus bujqësinë e BSH, që shkon deri në 250 mln euro dhe deri në 2 mnl euro nesër, është aty dhe ju pret juve. Pushteti vendor, bashkitë tona, dhe të ngrihem në lartësinë e kësaj sfide, me nevojës suaj për partneritet për finance, për mbështetje institucionale dhe me dije dhe për të mos qenë vetëm në këtë përpjekje. Bashkinë e kanë mundësi që të bëhen partner i sigurt i fshatit, i fermës dhe i fermerëve. Nuk ka nevojë që ju të prisni që të vijë dikush që të bëni një infrastrukturë zhvillimi. Ju mund ta bëni këtë vetë. I takon bashkisë që të vijë te ju dhe tua ofrojë këtë mbështetje. Me ndihëm me Universitetit Bujqësor mund të bëhen projekte. BE vjen si bekim për ata që janë përgatitur dhe si mallkim për ata që s’janë gati. BE shoqërohet me rregulla të rrepta dhe të nxjerr nga tregu. Janë 4 vite dhe janë të mjaftueshme për t’u përgatitur për atë ditë që t’u gjejë gati. Jini aktiv në kërkimin më shumë të mbështetjeve financiare.”, tha Rama.
© BalkanWeb