“Dyfish buxhet për bujqësinë”, Rama takim me fermerët në Elbasan: T’i vendosim vulën europiane transformimeve të nisura të 3 mandateve qeverisëse!
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me fermerë të qarkut të Elbasanit, deklaroi se mandati i tretë qeverisës është ndër më të vështirët, pasi lidhet dhe me integrimin e vendit në BE.
Ai tha se bujqësia ka nevojë për partneritet me qeverinë. Rama tha se tashmë për këtë sektor është dyfishuar buxheti.
“Sapo kemi nisur një mandat të ri, që është një nga mandatet më të vështira të qeverisjes së vendit. Por fatmirësisht këtë peshë na e kanë bërë më të lehtë, juve, dhe të gjithë ata që si ju na kanë dhënë plot 83 mandate që të kryejmë me sukses negociata për BE. T’i vendosim vulën europiane transformimeve të nisura të 3 mandateve më parë. Tre mandate më parë nga ku sot kemi trefishuar prodhimin e serave dhe si rezultat kemi rritur ndjeshëm konkurrueshmërinë në një sipërfaqe serash që sot ka prekur 220 Ha. Tre mandate nga ku kemi arritur që të rrisim në mënyrë të pamenduar prodhimin e perimeve, që i është afruar 1500 mln tonëve. 3 mandate nga kur eksportet kanë rritur të diversifikohen. Këtë vit vetëm 9 mujorin e parë është më e lartë se sa vlera e vitit të shkuar, gjysmë mld euro. Kemi përmbysur raportet e eksporteve mbi importet. Sot jemi 1/3 duke vazhduar të shkojmë drejt tendencës ulëse dhe të treshit. Jemi për objektivin 1 import, 2 eksport. Me shumë rëndësi është se kemi një buxhet për vitin e ardhshëm jo thjesht më të lartë, por shumë më të lartë krahasuar me buxhetin e këtij viti. Vetëm në skemën kombëtare shkojmë me buxhet që është gati dyfishi më i lartë se i vitit që shkoi. Të gjitha pagesat do të mbyllen brenda këtij viti.”, tha ai.
© BalkanWeb