“Magazineri i Salillarit mori Portin e Vlorës 60 mln euro”, Berisha: Banka Digjitale është e Amant Josifit. Të gjithë janë ‘prestonome’, ja kush qëndron pas
Kreu i PD, Sali Berisha nuk i ka kursyer akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe familjarëve të tij.
Në një komunikim me gazetarët nga selia blu, Berisha renditi një sërë denoncimesh, ku i radhës ishte edhe ai i Portit të Vlorës.
“Vinin nga Aruba bosët me miliardat e tyre. Nuk kishte punë më. Prandaj është e kotë të lidhemi me emra, se do na dalë si në rastin e Salillarit, që magazinieri i tij pensionist, merr portin e Vlorës 60 milionë euro. Do na dalë si ai që mori bankën e Bitcion dixhital, një emër prestanome, offshore, kur emrat më të lakuar për Bitcoinin, janë Amant Josifi, Olsi Rama. Olsi Rama, Amant Josifi dhe ata që qëndrojnë mbrapa. Ju lutem, të mos merremi me prestanomet, të gjithë kanë një emër, Edi Rama.
Ja Paketa e Maleve ku degradoi. Në paketën e plotë të drogës. Edhe kjo, pas licencës që mori Edi Rama, firmosën gjykatës të paritur gjer në veshë dhe të papërgjegjshëm, është fjala vetëm e qytetarëve, në qoftë se duan me guximin e tyre të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që vjedh natën, ditën, duke fjetur, duke bërë pushime, vjedh në çdo kohë, në çdo orë, në çdo ditë”, tha Berisha.
Më tej Berisha u shpreh: “Ne jemi kundër çdolloj imuniteti për efekti të korrupsion. Në 2012 kam qenë iniciatorë i amandamentit me të cilin hiqej për efekte te hetimit.. Nëse ai amendament do të ishte votuar, nuk do ishim sot vendi i vetëm në Europë ku nuk luftohet korrupsioni”.
“GJK hoqi masën e pezullimit duke i krijuar mundësi Ramës dhe lubi Ballukut të shkatërrojnë çdo provë. Vuvuzelat e propagandës së tij kanë nisur me mesazhe… Por është koha e sovranit”.
© BalkanWeb