Kaliforni, arrestohen 4 persona, kishin planifikuar sulme gjatë natës së Vitit të Ri
FBI-ja ka penguar një komplot të dyshuar terrorist që përfshinte bombardime të objektivave të shumëfishta, duke përfshirë automjete dhe oficerë të imigracionit, në Los Angeles dhe Orange County, njoftoi Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi.
Deri më tani janë arrestuar katër persona të një grupi radikal majtist të cilët akuzohen për planifikimin e sulmeve me pajisje shpërthyese të improvizuara (IED) në Los Anxheles gjatë natës së Vitit të Ri, njoftuan sot zyrtarët e zbatimit të ligjit në SHBA.
Katër individët akuzohen për posedim të një pajisjeje shkatërruese, sipas dokumenteve të prokurorisë.
“Gjatë fundjavës, FBI-ja pengoi një kërcënim të afërt terrorist kriminal dhe arrestoi katër individë në zonën e Los Anxhelesit”, tha drejtori i FBI-së, Kash Patel, për X.
“Ata dyshohen për planifikimin e sulmeve të koordinuara me pajisje shpërthyese të improvizuara për natën e Vitit të Ri duke synuar pesë vende të ndara në të gjithë Los Anxhelesin”, shtoi ai.
“Të dyshuarit e identifikuan veten si anëtarë të një dege radikale të ‘Turtle Island Liberation Front’ (TILF)”, një grup ekstremist”, deklaroi Patel, duke raportuar një arrestim të pestë në Nju Orlins të një të dyshuari i cili po planifikonte “një sulm të veçantë”.
”Departamenti i Drejtësisë dhe FBI parandaluan atë që do të kishte qenë një komplot terrorist masiv dhe i tmerrshëm në Kaliforni”, shkroi Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi në X.
Plani përfshinte vendosjen e çantave të shpinës që përmbanin pajisje shpërthyese të improvizuara në pesë vende të ndryshme që synonin dy kompani të paidentifikuara amerikane, për t’i shpërthyer ato njëkohësisht në mesnatë në natën e Vitit të Ri
© BalkanWeb