Juve e përdor si imazh për para Del Pieron, tifozët: Kur do të kthehet me rol drejtuesi në klub?
16 Dhjetor 2025
10:36
Alfred Lleshi
“Galleria Del Piero, e hapur nga sot. Përdorim i pastër i përsosmërisë”. Kështu e prezanton Juventusi në kanalet e veta zyrtare linjën e re të “merchandise”, frymëzuar nga karriera e Alessandro Del Pieros. Ish-kapiteni shfaqet në imazhet e klubit së bashku me Kenan Yildiz dhe Cristiana Girelli.
Përveç promovimit të linjës së veshjeve, shumë komentues tifozë shfaqin nostalgjinë dhe dëshirën për rikthimin e Del Pieros në klub: “Gjithçka e bukur, por kur do të kthehet në klub?” Marrëdhëniet e ish-kapitenit me drejtuesit e Juventusit janë përmirësuar, por jo aq sa të sigurohet një rol më i madh për Del Pieron.
Edhe pse në klub janë të përfshirë figura të tjera historike si Giorgio Chiellini dhe Gianluca Pessotto, mungesa e Del Pieros mbetet një plagë e hapur për tifozët e “Zonjës së Vjetër”, të cilët e shihnin atë në një rol institucional pas përfundimit të karrierës si kampion në fushë.