Kritikat ndaj Alonso, flet CEO i Bayer: “Nuk e lamë kurrë vetëm me problemet e tij”
16 Dhjetor 2025
10:24
Alfred Lleshi
Fernando Carro, CEO i Bayer Leverkusen, komentoi detyrën e re të Xabi Alonsos si trajner i Real Madridit, duke krahasuar ambientin e “Los Blancos” me atë të klubit gjerman. Në një intervistë për “Sky Sport”, Carro theksoi se Bayer Leverkusen nuk ka ndikuar në vendimin e Alonsos, por njohu vlerën e tij:
“Nuk i dhamë asnjë këshillë. Sigurisht, donim që Xabi të qëndronte te Bayer, por e kuptojmë se është një trajner me shumë talent. Njëkohësisht, në Madrid u gjend në rrethana krejtësisht të ndryshme”.
Ai nënvizoi gjithashtu presionin unik që shoqëron stolin e Real Madridit: “Atje, trajneri është praktikisht i vetëm dhe gjithmonë objekt kritikash. Te Bayer, situata ishte ndryshe. Ne shkonim të gjithë në të njëjtën drejtim dhe nuk e lamë kurrë trajnerin vetëm me problemet e tij”.