EKSKLUZIVE/ Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe efektivë policie për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas hetimeve të SPAK rezulton se biznesmeni Gerond Meçe është marrë peng nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri në bashkëpunim me zyrtarë të Policisë së Shtetit duke e detyruar që të dorëhiqet nga tenderat në lidhje me AKSHI.
Pas disa orësh shantazh ai është detyruar që të heqë dorë edhe nga ankimimet në lidhje me tenderat, që më vonë i janë dhënë biznesmenit Ermal Beqiri.
“Pengmarrje dhunë, shantazh dhe tërheqje nga tenderat. Ky është skandali që SPAK ka zbuluar në Agjencinë Kombëtare të shoqërisë së informacionit. Në masën “arrest në shtëpi” është dërguar Mirlina Karçani dhe zv.drejtoresha e AKSHIT Hava Delibashi. Masa ndaluese ka edhe për biznesmenët Andi Papas dhe Gëzim Hoxha. Nga hetimet e SPAK rezulton se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit kanë marrë peng shtetasin Geron Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më shumë tendera në AKSH dhe pas shantazheve e kanë detyruar të heqë dorë nga gara dhe më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
© BalkanWeb