Ministri grek, konferencë me Spiropalin: Shqipëria, progres për në BE. Të drejtat e minoritetit grek, përparësi për ne
schedule13:46 – 16 Dhjetor, 2025
Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur në Athinë për një vizitë dy ditore.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Gerapetritis deklaroi se Shqipëria ka arritur progres në rrugën e saj për anëtarësim në BE.
Gerapetritis shtoi se respektimi i të drejtave të minoritet grek në Shqipëri, është përparësi për qeverinë e Greqisë.
“Minoriteti grek është hallka e pandashme lidhëse mes dy popujve. Kontributi i emigrantëve shqiptarë, kanë treguar shkallë të lakmueshme integrimi në shoqërinë helene. Diskutuam zgjerimin, është nevoja gjeopolitike e BE. Greqia ka qenë pararojë e idesë së Ballkanit Perëndimor në BE. NE mbetemi forcë nxitëse në këtë drejtim. Në kuadër të presidencës së BE, të ndihmojmë duke ndërmarrë nisma. Greqia qëndron konseguente në pozicionimin e saj drejt futjes së BP në BE, në bazë të performancave dhe reformave të kryera. Ne përshëndesim progresin e Shqipërisë, që çoi në hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Pra, vlerësojmë kujdesin e veçantë për respektimin e të drejtave të minoritetit grek, që përbëjnë përparësi për ne, Ekzistojnë mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit cilësor dhe sasior.”, theksoi ai./abcnews.al