Muçi është në “flakë”/ Rekord në karrierë duke shënuar gol në katër ndeshje radhazi
Sondazh
Loading …
schedule13:31 – 16 Dhjetor, 2025
Po i afrohet rekordeve.
Ernest Muçi duket se po arrin kulmin e pjekurisë në karrierën e tij, dhe tashmë mund ta ngrejë stekën në nivele më të larta.
Ylli kuqezi ka shënuar gola në 4 ndeshje radhazi në Superligën e Turqisë, dhe kjo është hera e parë në karrierë që e arrin diçka të tillë.
As kur ishte tek Tirana, as në Poloni me Legian e Varshavës, po ashtu as tek Beshiktashi në elitën turke.
Natyrisht, ai mund ta thellojë rekordin në ndeshjen e kësaj të mërkure, ndërsa Trabzonspori pret Alaniasporin në fazën e grupeve të Kupës së Turqisë, e më pas në Superligë kur në 22 dhjetor do të luhet dueli në fushën e Gençlerbirligit.
Muçi gjithashtu po i afrohet rekordit të golave në një sezon.
Ai ka realizuar 6 herë në këto 4 sfida, ndërsa nivelin më të lartë e ka arritur kur ishte tek Tirana me 7 rrjeta në 2019-2020, si dhe po 7 gola në sezonin 2023-2024 të ndara mes Polonisë dhe Turqisë.
Futbollisti 24-vjeçar ka shënuar dy herë në fitoren e çmendur 4-3 në fushën e Bashaksehirsporit, në suksesin 3-1 ndaj Konjasporit, në suksesin 2-1 në Gëztepe, si dhe ndaj ish-ekipit të tij, Beshiktash, që ende i mban kartonin.
Trabzonspor për momentin është në vendin e tretë në kampionatin turk me 35 pikë ndaj 39 të Gallatasarajit kampion që kryeson, dhe 36 të Fenerbahçes.
Falë golave të shqiptarit janë marrë 10 nga 35 pikët, siguruara në katër ndeshjet e fundit.
Të ngjashme