Lara Colturi e pafat, gabon në zbritjen e parë dhe nuk e mbyll dot garën e Courchevel
17 Dhjetor 2025
8:23
Telesport
Në pistën franceze të Courchevel u zhvillua gara e sllallomit për femra, gara e radhës së Kupës së Botës për femra në ski. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja Lara Colturi, që për herë të parë këtë sezon nuk arrin të marrë pikë.
Ajo nuk e përfundoi dot garën, pasi bëri një gabim në metrat e fundit të zbritjes së parë, duke mos e përfunduar dot garën. Për pasojë, ajo nuk u kualifikua për më tej (për zbritjen e dytë) dhe nuk dha rezultat, duke mos marrë asnjë pikë.
Deri në momentin që gaboi, duke kaluar përmes shkopit, Colturi po bënte një paraqitje të mirë në pistë. Kjo është gara e parë sezonale ku skiatorja kuqezi nuk arrin dot të shkojë deri në finish, në një sezon ku është paraqitur mjaft mirë.