“Njerëz të Suel Çelës organizuan takimin e Salianjit”/ Anëtari i Kryesisë së PD në Elbasan i përgjigjet Nokës: Non-grata në Britani e SHBA për shkak të lidhjeve me krimin
Anëtar i Kryesisë së PD në Elbasan, Andi Mema i është përgjigjur deklaratave të Flamur Nokës i cili tha një ditë më parë se në takimin e Ervin Salinjit janë angazhuar njerëz të Suel Çelës.
Noka tha se njerëz të Suel Çelës organizuan takimin e Ervin Salianjit në Elbasan.
Në reagimin e tij, Andi Mema shprehet se akuzat vijnë pikërisht nga Noka që sipas tij është non grata në Britani dhe Amerikë pikërisht për lidhjet me krimin dhe korrupsionin
REAGIMI:
Te nderuar miq demokrate. Jam i detyruar te bej kete reagim per shkak te permendjes se emrit tim ne nje emision televiziv nga Muli i partise ose siç e njohin te gjithe, ai qe po shkaterron PD.
Une jam kryetar GS i Partis Demokratike i zgjedhur me vote. Ti je nje felliqesire qe te kane perzene nga kudo ku ke qene, te perzune nga Kukesi dhe nuk te qas njeri, te kane perzene kudo ku ke qene. Te akuzosh ti qe je non grata ne Britani dhe Amerike pikerisht per lidhjet me krimin dhe per korrupsionin galopang pervecse per gomarllekun e madh qe perfaqeson kjo eshte medalje!
Nje imbecil politik si Nul Moka akuzon se demokratet qe nuk pelqejne ate dhe sojin e tij te degjeneruar paskan lidhje me krimin, me PS, me Henen e Marsin. Qe eshte halucinant i semure dhe antiedukativ e di i madh dhe i vogel, por Flamur Noka pikerisht per shkak te lidhjeve me krimin eshte non grata ne Amerike, Britani madje dhe tek Syri, se eshte aq hale sa as halet nuk e pranojne. Tani kam nje pyetje, Flamur mire vilat e apartamentet e vjedhura tek te pastrehet se ato ti nxjerr SPAK shpejt, po ndonje lidhje me minorene pret te te dale?
© BalkanWeb