Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi
Berat Gjimshiti doli nga fusha i dëmtuar, në sfidën kundër Cagliari-t, por për fat të mirë nuk bëhet fjalë për diçka të rendë. Kapiteni kuqezi iu nënshtrua testeve mjekësore të cilat zbuluan se bëhet fjalë për një tërheqje të shkallës së parë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.
Sipas mediave italiane, Gjimshiti pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për afro 3 javë. Në këtë mënyrë, Gjimshiti nuk do të jetë në dispozicion të Atalantës për dy takimet e muajit dhjetor, kundër Genoa dhe Inter më 21 dhe 28 dhjetor.
Gjithashtu, qendërmbrojtësi nuk do të jetë në fushë kundër Romës dhe Bologna-s më 3 dhe 7 janar. Kjo është një goditje e rendë për trajnerin Palladino, pasi Gjimshiti është një pikë referimi në prapavijë, një titullar i padiskutuar.
© BalkanWeb