Përcaktuan çmimet në dëm të fermerëve/ Autoriteti i konkurencës gjobit 6 kompani fruta-perimesh
schedule14:05 – 17 Dhjetor, 2025
6 kompani të fruta-perimeve janë gjobitur pasi kanë bashkërenduar çmimet e blerjes së produkteve gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve.
Nisuar nga shkeljet Komisioni i Konkurrencës miratoi gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës për ndërmarrjet– Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK Komisioni ka urdhëruar ndërmarrjet e gjobitura që të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë, dhe të të jenë subjekt monitorimi për 1 vit nga Autoriteti i Konkurrencës.
Hetimi i thelluar në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, tregoi se disa grumbullues, falë fuqisë së tyre negociuese, kishin krijuar një situatë ku fermerët shpesh përballeshin me:çmime të diktuara e të koordinuara, dyer të mbyllura për negocim,varësi të tepruar nga pak blerës, presione për uljen e çmimeve, dhe shlyerje të vonuara të pagesave.
Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës adreson në mënyrë të drejtpërdrejtë këto problematika dheforcon pozitat e fermerëve në treg, duke krijuar kushte për çmime më të drejta e më transparente, konkurrencë të ndershme mes grumbulluesve,pagesa më të sigurta dhe marrëdhënie më të balancuara kontraktuale,