“Shqipëria ka zgjeruar planin e rritjes”/ Samiti në Bruksel, Deliu: Raporti i KE, vlerësime pozitive për vendin tonë
schedule13:21 – 17 Dhjetor, 2025
Ekspertja për çështjet e integrimit, Nirvana Deliu thotë se Shqipëria ka bërë hapa para në lidhje me integrimin në BE.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Deliu u shpreh se raporti i KE ka vlerësime pozitive për vendin tonë.
Deliu shtoi se fokusi i samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, është zgjerimi i unionit.
“Është një samit i përvitshëm. Është hera e katërt që zhvillohet në Bruksel. Agjenda ka qenë e shfaqur dhe e publikuar për të parë çështjen kryesore. Mungon Serbia. Fokusi do jetë procesi i zgjerimit dhe se si vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë progres. Por do të jetë edhe plani i rritjes. Edhe çështjet e sigurisë, mbrojtja dhe mbështetja që po i jep Evropa dhe Ballkani Perëndimor, Ukrainës. BE e ka thënë shpesh që te vendet e Ballkanit Perëndimor gjejnë aleatë dhe partnerë. Foksi mbetet zgjerimi dhe puna e vendeve të BE. Shqipëria vjen në këtë tryezë si një vend që i ka hapur të gjitha kapitujt e negociatave. Është me rëndësi të theksohet se nesër dhe pasnesër do të mbahet mbledhja e fundit e KE. Këtu do të jetë fokusi te integrimi gjithashtu. Zgjerimi mbetet proritet për agjendën e BE. Shqipëria mbetet i pari vend i Ballkanit Perëndimor që ka realizuar më shumë reforma në kuadër të planit të rritjes. Sa i përket planit të rritjes, është i lidhur ngushtë me zgjerimin. Kemi realizuar ato që kemi kërkuar deri më tani”, theksoi ajo./abcnews.al