Kreu i SPAK Altin Dumani përfaqësoi Shqipërinë javën e kaluar në një takim të zhvilluar në Bruksel të organizuar nga Komisioni Europian.
Të pranishëm ishin zyrtarëve të lartë nga Bashkimi Evropian, Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor.
Në aktivitet morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, mes tyre përfaqësues nga 18 shtete anëtare të BE-së. Takimi ishte i fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Ajo që po bën xhiron e rrjeteve sociale është një foto ku duket se çdo përfaqësues mbante përpara emrin e shtetit që përfaqëson, ndërsa Shqipëria ka emrin e Altin Dumanit. ©LAPSI.al
The post FOTOLAJM/ Të gjithë mbajnë emrin e shtetit të tyre në Bruksel, Altin Dumani të tijin appeared first on Lapsi.al.