“Më 14 janar erdhi dhe dha dorëheqjen”, Berisha: Pse për Ballukun nuk ka arrestim? Në 2011, Ilir Meta shkoi në prokurori si qytetar i thjeshtë
Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, krahasoi rastin e Belinda Ballukut, me ish-presidentin Ilir Meta në 2011 kur mbante postin e zv/kryeministrit.
Berisha tha se pas publikimit të regjistrimit, Meta nuk priti 21 janarin por dha dorëheqje për tu paraqitur në Prokurori si qytetar i thjeshtë.
Sali Berisha: Njeriu që nisi qeverinë duke dalë në ekran me hekura, duke futur në burg për një faturë, ai që çirrej të arrestohej Sali Berisha, i kapur në flagrancë përdor të gjithë pushtetin e tij për tu mbrojtur. Ai është i aftë për grusht shteti.
Ai është i aftë që dhe këtë përpjekje të drejtësisë do ta kalojë.
Në mënyrë absolute do bëjmë gjithçka që vend mbi tokë nuk do të lëmë, që nëse ti do të marrësh atë pushtet minimal të drjetësisë. Ne nuk mund të pranojmë një hajdut, një bandit, i cili u ka bërë shqiptarëve më të zezat se asnjë pushtues.
Tani kur kërkohet të japë hesape, në rastin e tunelit të Llogarasë, që lubia nuk ka patur hajdute më të madhe pas Edi Ramës, i ka thënë ai.
Ca mase, ajo duhet të ishte arrestim. Po në vitin 2011 Ilir Meta për një regjistrim të manipuluar as priti 21 janar, më 14 janar dha dorëheqje. Më tha në prokurori nuk shkoj si zv/kryeministër por si qytetar I thjeshtë.
I ka dalë 50 mln euro më shumë fatura e tunelit, ai nuk e lëshon pasi ajo e merr me vete.
© BalkanWeb