Jo të gjitha punët e pista bëhen në zyrat e shtetit. Shpesh ata që përdorin pushtetin kanë edhe ambiente të tjera përvec zyrave ku i lejojnë vetes edhe teprime e afrime të tjera nën avujt e alkolit e jo vetëm, teksa fiksojnë ndarjen e tenderave, licencave, koncensioneve etj.
Në këtë formë duket se ka funksionuar edhe rrethi i ngushtë i njerëzve të Belinda Ballukut. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, flet për një apartament sekret pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ku Balluku dhe klani i saj mblidheshin në takime më intime.
Bardhi ka publikuar edhe një foto selfie të bërë nga Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH që fundosi Belinda Ballukun dhe gjithë grupin e drejtorëve të saj. Me gotën e verës në dorë shihet në foto edhe vetë Belinda Balluku, Ceno Klosi dhe disa nga bashkëpunëtorët e saj të ngushtë.
“Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit “Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis”, ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Banda “2B” funksiononte taman si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive.
Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi. Një pjesë e bandës 2B tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t’i bashkohet edhe pjesa tjetër”, shkruan Gazment Bardhi në Facebook.
The post Zbulohet foto, apartamenti “sekret” ku Balluku mblidhej me drejtorët appeared first on Lapsi.al.