Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD/ Artur Nura: Salianji, frymë e re për PD. Sali Berisha është i shqetësuar për…
schedule18:33 – 17 Dhjetor, 2025
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur mes tensioneve të brendshme dhe pa fokus të qartë mbi zgjedhjet. Analisti Artur Nura, i ftuar në një “Tirana Live”, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në një situatë të vështirë brenda PD-së, ndërsa figura e Ervin Salianjit po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje mes demokratëve.
Sipas Nurës, Salianji përfaqëson një frymë të re politike, e cila po shihet si shpresë nga baza e PD-së, veçanërisht nga të rinjtë.
Më tej, Nura theksoi se protesta e PD e paralajmëruar për 22 dhjetor pritet të jetë modeste në nivel kombëtar, ndërsa Salianji po arrin të tërheqë më shumë mbështetës sesa strukturat tradicionale të partisë.
I pyetur mbi motivet se pse Salianji nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Nura tha se po tregohet funksional dhe po shmang përplasjet e drejtpërdrejta për momentin.
“Salianji pasqyrë e rinisë së Berishës dhe kjo e është arsyeja kryesore, që e shqetëson më shumë atë. Ai mbledh Këshillin Kombëtar, por nuk flet për zgjedhjet. Padyshim që Berisha është në një situatë të rëndë brenda Partisë Demokratike.
Protesta do jetë modeste më 22 dhjetor në planin kombëtar. Salianji i merr më shumë demokratë. Salianji është një politika, që po i jep një perspektivë të mirë Partisë Demokratike. Fryma Berisha të mbyt. Nuk e mbyt individin, por frymën demokratike brenda partisë”, tha ai.
“Besoj se është një zgjedhje që ka bërë për të mos u përplasur hë për hë, sepse i dihet të mos ndërtojë përplasje tani për tani. Demokratët shohin shpresë tek Ervin Salianjin. Jo rastësisht Salianji po del kaq shumë funksionale. Mund të ketë edhe mbështesje ndërkombëtare. Në PD nuk kemi demokraci të brendshme. Koha do ta vërtetojë, unë mendoj se Salianji është një tentativë për t’i dhënë PD një frymë të re.”, u shpreh ai./abcnews.al