“Po lincohet si i lidhur me bandat, fabul që i shërben Berishës”/ Indrit Vokshi: Salianji do të rinegocionojë pozicionin e tij në PD
Sondazh
Loading …
schedule18:28 – 17 Dhjetor, 2025
Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, analisti politik Indrit Vokshi foli për takimet e Ervin Salianjit, dhe deklaratat e kreut të PD Sali Berisha.
Më herët Berisha i hoqi vijën e kuqe Ervin Salianjit dhe paralajmëroi përjashtimin e tij. Gjatë fjalës së tij Vokshi tha se Salinji që më herët shihej si “hero”, po lincohet sot si njeriu i lidhur me bandat. Sipas Vokshi kjo është një fabul e ngritur pasi i shërben Berishës që të ketë një arsye për përjashtimin.
“Lincohet si njeri i lidhur me krimin e bandat, pra i duhet një fabul për njerëzit për t’u thënë qytetarëve që kjo është arsyeja përse e përjashtuar”, tha ai.
Më tej gjatë intervistës, tha se Salianji gjithë këtë lëvizje e bën për të ripozocionuar vetëm në parti.
Por, ai shtoi se që të thuash se është kërcënim për Berishën, kjo nuk qëndron.
“Ervin Salianji mendoj se është shumë i keqpozicionuar. Pasi demokratët shohin një mekanizëm për të shprehur zemërimin tek Salianji, por nuk ka ende disa figura që të japin shpresë. Berisha, revalitetin për disa kohë e ka mbyllur me Lulzim Bashën. Është mesazh për të gjithë të tjerët, dhe Berisha po thotë që këtë moment kemi punë të tjera”, tha ai.
Të ngjashme