Gjykata Supreme e Italisë liron përfundimisht Salvinin nga akuzat për çështjen “Open Arms”
Gjykata Supreme italiane ka lëshuar një vendim përfundimtar për lirimin nga akuzat për kreun e Ligës dhe zëvendëskryeministrin Matteo Salvini në rastin Open Arms.
Salvini u akuzua për shpërdorim detyre dhe privim nga liria të 147 emigrantëve në bordin e një anijeje të OJQ-së spanjolle, Open Arms, kur në gusht 2019, si ministër i brendshëm, nuk i lejoi ata të zbarkonin për ditë të tëra.
Një vit më parë, Matteo Salvini u lirua nga akuzat nga një gjykatë e Palermos, e cila vendosi se ai nuk kishte kryer një krim. Sot, gjyqtarët më të lartë të vendit hodhën poshtë një apel nga prokurorët sicilianë.
“Pesë vjet në gjyq: mbrojtja e kufijve nuk është krim”, shkroi sekretari i Lidhjes në një postim.
© BalkanWeb