Kryeministri australian bën thirrje për masa më të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes
Kryeministri australian Anthony Albanese premtoi të dielën masa më të ashpra kundër “urrejtjes, përçarjes dhe radikalizimit” pas sulmit në plazhin Bondi të Sidneit që vrau 15 persona të dielën.
“Është e qartë se duhet të bëjmë më shumë për të luftuar këtë plagë të ligë, shumë më tepër”, tha udhëheqësi i Partisë Laburiste, duke u zotuar të nxisë masa më të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes nga disa predikues dhe të anulojë vizat për njerëzit që përhapin gjuhë urrejtjeje.
© BalkanWeb