“Më e pakta që mund të bënte”; Georgina jo fort e impresionuar nga unaza 3 milionë dollarëshe e CR7?
18 Dhjetor 2025
8:06
Alfred Lleshi
Georgina Rodriguez ka ndarë mendimet e saj pas fejesës me Cristiano Ronaldon. Futbollisti portugez, 40 vjeç, i propozoi modeles argjentino-spanjolle, 31 vjeçe, me një unazë fejese prej 30 karatësh, me vlerë rreth 3 milionë dollarë në muajin gusht, pas një lidhjeje 9-vjeçare.
Në një intervistë për “ELLE Spain”, Georgina bëri shaka duke thënë se një unazë e tillë ishte “më e pakta që mund të bënte” pas kaq shumë vitesh pritjeje. “Është e mrekullueshme. Është më e pakta që mund të më ofronte pas 10 vitesh pritjeje (qesh).
E vërteta është se, kur më propozoi, unaza ishte gjëja e fundit që më shkonte në mendje, – tha ajo. – M’u desh shumë kohë ta përpunoj emocionin gjigant që më dhuroi. U trondita aq shumë sa e lashë kutinë me unazën në dhomë dhe nuk e hapa në dritën e diellit deri të nesërmen (qesh)”.
Çifti janë bashkë që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza, Alanën 7-vjeçare dhe Bellën 2-vjeçare. Vëllai binjak i Bellës, Ángel, ndërroi jetë tragjikisht gjatë lindjes. Georgina është gjithashtu njerka e tre fëmijëve të tjerë të Cristianos: Cristiano Ronaldo Jr., 15 vjeç, dhe binjakëve Eva dhe Mateo, 8 vjeç, të lindur përmes një nëne surrogate. Çifti nuk e përjashton mundësinë për të pasur edhe fëmijë të tjerë.