Sudani, gjenocidi për të cilën bota hesht/ Laçi: Konflikti do zgjasë në kohë! Ndërkombëtarët, të interesuar për zgjidhje
Ndikimi i fuqive të mëdha në Afrikë po shënon rritje të ndjeshme, ndërsa përplasja për pushtet mes dy gjeneralëve në Sudan vazhdon të marrë përmasa gjithnjë e më të rënda. Sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, në terren janë futur aktorë të shumtë globalë e rajonalë, të cilët kanë zgjeruar interesat dhe ndërhyrjen e tyre në konflikt.
Sipas Laçit, Kina dhe SHBA kanë interes të drejtpërdrejtë në zhvillimet në Afrikë, në një kohë kur “Franca ndodhet në ditët e fundit të pushtetit të saj në kontinent”. Ai nënvizon se Libia ka shfaqur mbështetje aktive, ku gjeneralët libianë po dërgojnë çdo ditë luftëtarë për të forcuar organizata të armatosura në Sudan.
“Kina dhe SHBA kanë interesa të drejtpërdrejta, kemi interesin e Francës që është në gamat e fundit të pushtetit në Afrikë. Kemi mbështetjen që po i jep Libia, ku gjeneralët po dërgojnë dita ditës luftëtar për të mbështetur organizatën terroriste.
Në skenë ka hyrë dhe Turqia, ku Sudani ndodhej i reflektuar nga kjo perandori. Në skenë janë dhe Emiratet Arabe që janë joshur nga pasuritë minerare të Sudanit. Sudani ka një pjesë kontrolli në trafikun detar dhe ka akses të mirë në det, që shërben për ndërtimin e bazës ushtarake. Ndikimi rus ka qenë direkt përsa kohë janë dërguar dhe mercenarë.
Burimet njerëzore janë mbështetur me dronët nga Turqia. Duket një konflikt që do zgjasi për një kohë të gjatë ku masakrat janë në rritje. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë arritur në forcë mizorie duke varrosur dhe njërëz të gjallë. Shohim një interes të ndërkombëtarëve të zgjidhin këtë konflikt disa vjeçar.” / abcnews.al /