Botërori më i shtrenjtë në histori/ Çmimet e biletave për “Kupën e Botës 2026” kapin “qiellin”
Sondazh
Loading …
schedule12:49 – 18 Dhjetor, 2025
“Botërori 2026” do të jetë më i madhi, më i pasuri dhe më shtrenjti në historinë e futbollit.
Por detaji i fundit nuk është aspak pozitiv për tifozët, pasi rëndon pikërisht mbi xhepat e tyre.
FIFA po përballet me një kundërshtim të fortë të grupimeve të orgatizuara të tifozëve të të gjitha kombëtareve që deri tani kanë siguruar kualifikimin në finalet që do të luhen verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Qeveria Botërore e Futbollit ndau 8% të biletave për Federatat pjesëmarrëse, në mënyrë që ato t’i shiten tifozëve më besnikë.
Por lista e publikuar nga Federata Gjermane e Futbollit zbuloi se çmimet varionin nga 180 deri në 700 dollarë për ndeshje të ndryshme të fazës së grupeve. Çmimi më i ulët për finalen ishte 4,185 dollarë dhe më i larti ishte 8,680 dollarë.
Edhe Federata Angleze e Futbollit ndau informacionin mbi çmimet me Klubin e Udhëtimit të Tifozëve të saj.
Nëse një tifoz blinte një biletë për çdo ndeshje deri në finale, ajo do të spenzone pak më shumë se 7, dollarë.
Këto çmime të fazës së grupeve janë shumë larg nga pretendimet e FIFA për bileta të lira, ndërsa shtatë vite më parë kur morën të drejtën e organizimit, zyrtarët e futbollit të Shteteve të Bashkuara premtuan se qindra mijëra bileta për fazën e grupeve do të shiteshin duke nisur nga 21 dollarë.
Organizata e tifozëve “Football Supporters Europe” (FSE) i përshkroi çmimet aktuale si “shantazhuese”. Ajo i bëri thirrje FIFA-s që të ndalojë menjëherë shitjet e biletave përmes federatave “derisa të gjendet një zgjidhje që respekton traditën, gjithpërfshirjen dhe rëndësinë kulturore të Kupës së Botës”.
Të ngjashme